Banorët e fshatit Gurras në Pogradec dolën në protestë këtë të hënë. Shkak u bën punimet sipas tyre jo cilësore të rrugës kryesore që e lidh këtë fshat me zonat e tjera të njësisë administrative Buçimas dhe me qytetin. Ata bllokuan për afro 30 minuta qarkullimin e mjeteve ndërsa kërkuan ndërhyrjen e autoriteteve pasi sipas tyre, firma kontraktore nuk po zbaton kontratën.
Rruga është bërë copë-copë. Ja si e kanë bërë. Doli pa mbaruar rruga. Dy vite që e presim rrugën.
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";Vjen firma, kaq e kishim detyrim thonë. Është në gjendje të mjerueshme. Policia thotë është vepër penale. Kemi një muaj që i kemi lajmëruar.
U shtrua prapë kjo rruge, prapë u prish. Këta të policisë i kanë targat gati për të mbushur gjobat.
Burime të siguruara pranë bashkisë Pogradec thanë se në kontratë është e përcaktuar rehabilitimi i pjesës së dëmtuar të rrugës nga punimet për kanalizimin e ujërave të zeza. Ndërkohë projekti në total kap vlerën e 9 milion eurove ndërsa rruga përfshin 5 fshatra.