Jeta mes mbetjeve të naftës/ Banorët e Zharrëzës akuzojnë kompaninë Albpetrol

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Jeta mes mbetjeve të naftës/ Banorët e Zharrëzës akuzojnë kompaninë Albpetrol

7 gropat e mbushura me serë e mbetje hidrokarbure në zonën e Zharrzës në Patos, të cilat, përveçse ndotin në mënyrë ekstreme mjedisin, përbëjnë rrezik edhe për jetën e banorëve.

Të ndodhura pranë puseve të fondit të ndalur, nën administrimin e kompanisë “Albpetrol”, këto gropa prej vitesh nuk pastrohen dhe në ditët me temperatura të lart situata është edhe më problematike.

“Si nuk është e rrezikshme të zgjodhesh me këto puse. Taksa paguajmë. Jeta jonë iku po për fëmijët.” tha një banor.

Advertisement

Shqetësimi është bërë prezent dhe nga shoqata mjedisore “Zharrza”.

“Kemi pasur një humbje jete. Është mizore kur e mendon. Ne kemi kërkuar nga Albpetrol që të rethohen këto puse dhe të pastrohen të hidhen diku larg që këtu.”- tha Qani Rredhi, kryetar i shoqatës mjedisore “Zharrza”, banor i zonës.

Advertisement

E ndërsa çdo ditë gdhihen e ngrysen me ndotjen, banorët e Zharrzës shpresojnë që një ditë kjo problematikë e krijuar ndër vite të marrë fund.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2022 Struga.info | Privacy policy