Uji i ndotur dhe rrugë si në mesjetë/ Protestojnë banorët e lagjjes “5 Maji” në Elbasan

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Uji i ndotur dhe rrugë si në mesjetë/ Protestojnë banorët e lagjjes “5 Maji” në Elbasan

Banorët e lagjes 5 Maji në Elbasan kanë protestuar kete te merkure për mungesën e investimeve që prej vitesh nuk janë bërë në lagjen e tyre.

 

Në këtë zonë jetojnë rreth 1000 banorë të cilët shprehen se prej shumë dekadash tashme vuajnë për ujin e pijshëm,për ndërhyrjen në sistemimin e kanaleve të ujrave të zeza dhe në infrastrukturën rrugore.

 

Advertisement

Problemi jonë është rruga dhe kanalizimet se nuk kemi as ujë të pijshëm. Me forcat tona kemi bere çdo gjë, me puse, kemi 4 muaj që blejmë ujë, uji është i infektuar. Ne kërkojmë që Bashkia të investojë për të gjitha problemet. Ishim ne ne takimet per buxhetin dhe i bëmë kërkesën, por nuk premtoi asgjë, po kemi buxhet do i bëjmë tha. Nëse nuk zgjidhet do shkojmë deri te kryeministri. Kemi 20 vite me këto problem, skandal janë. Uji që pimë është shumë I ndotur, kemi njerëz debitorë dhe një ditë ska pasur ujë. Edhe kryetari erdhi e pa vetë lagjen dhe do e bëjmë do e bëjmë tha por asgjë, prandaj kemi bërë shkresë sepse dritat dhe cdo taksë kemi paguar.

 

Gjithashtu ata thonë se një tjetër problematikë për komunitetin eshtë mungesa e një kopshti për fëmijët pasi detyrohën që fëmijët e tyre ti dërgojnë në lagje të tjera të qytetit pasi në të tyren mungon ,edhe pse numri I femijëve është I madh.

 

Advertisement

Banorët e “5 Majit” paralajmërojnë përshkallëzim të protestes në rast se bashkia e Elbasanit nuk do të marri masa për të ndërhyrë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy