Në të katerten ditë qytetarët janë mbledhur për të protestuar kundër rritjes së çmimit të naftës dhe rrjedhimisht të gjithe produkteve ushqimore.

 

Jo vetëm kryeqytetasit, por protestës i janë bashkuar edhe me qindra qytetarë të ardhur nga rrethe të ndryshme të vendit.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Nga sheshi “Skënderbej” aty ku u mblodhën, me qindra qytetarë marshuan drejt kryeministrisë aty ku Edi Ramës i kërkohet të ulë çmimet që çdo ditë po vështirësojnë jetesën e tyre.

 

I gjithë bulevardi “Dëshmorët e Kombit” është tejmbushur nga nga qindra qytetarë, në një protestë kombëtare e cila prej ditësh zhvillohet para zyrës së kryeministrit në Tiranë dhe në rrugët kryesore të qyteteve të tjera.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Protestuesit kundër rritjes së çmimeve tanimë ndodhet para kryeministrisë aty ku Edi Ramës po i kërkohet të ndërhyjë, të marrë të gjitha masat për të ndaluar abuzimin me çmimet dhe të mbështesë nga kategoritë më në nevojë deri te ato që ekonomia familjare po u kërcënohet nga kriza e çmimeve të karburanteve dhe produkteve ushqimore.

 

Në podiumin e improvizuar në shkallët hyrëse të kryeministrisë, organizatorë dhe qytetarë po i drejtohen Edi Ramës me kërkesat e tyre.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Paralelisht teksa qindra qytetarë i protestojnë para zyrës, Edi Rama mblodhi qeverinë për të përcaktuar paketën e rezistencës sociale ndaj pasojave të krizës globale energjetike si edhe të luftës në Ukrainë mbi çmimet.

 

Po sot u mblodh bordi kombëtar për administrimin e karburanteve, i cili ne dy muajt ne vazhdim do përcaktojë çmimin me të cilin do të shitet nafta në të gjitha pikat e karburanteve, me qëllimin për të bërë transparencë dhe për të ndaluar abuzimin.

Ne vendimin e pare qe mori Bordi, vendosi qe te pakten per 24 oret ne vijim, cmimi i karburanteve do te jete 217 leke per liter, rreth 60 leke per liter më ulet sesa ajo qe ishte ne treg.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Pritet të shihet nëse në paketën e rezistencës sociale të lajmëruar nga kryeministri do të ketë një rishikim të taksave që rëndojnë mbi çmimin e naftës apo të produkteve ushqimore dhe paketa të mbështetjes financiare për kategori të veçanta, si pensionistët, familjet me ndihmë ekonomike apo fermerët.