Kapërcen çmimi i naftës në Shqipëri/ Sot shitet me 193 lekë për litër

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kapërcen çmimi i naftës në Shqipëri/ Sot shitet me 193 lekë për litër

Muaji shkurt ka nisur me një rekord të ri të çmimit të karburanteve në vend.

 

Këtë të  martë një litër naftë në një prej operatorëve më të mëdhenj në treg kapi vlerën e 193 lekëve. Rritja është 8 lekë më shtrenjtë, pasi  në dy-tre muajit e fundit, çmimi varionte deri në 185 lekë për litër.

 

Advertisement

 

Ky çmim nuk është reflektuar në të gjithë tregun, por operatorët thonë se rritja është e pashmangshme pasi sipas tyre një fuçi në naftë në tregun e huaj ka arritur në 90 dollarë. Për ekspertët, ky trend ishte i pritshëm.

 

Rritja ishte e pritshme por jo në këto nivele. Mendoj se kjo rritje i dedikohet më së shumti faktorëve të brendshëm të kompanive se se rritjes nga tregu ndërkombëtarë.- shprehet Klodian Muço, ekspert ekonomie.

Advertisement

 

Një tjetër faktor që ka ndikuar në këtë shtrenjtim është edhe paketa fiskale. Tashmë me ndryshimet ligjore mbi taksën fikse të akcizës do t’i shtohet edhe norma e inflacionit vjetor. Kjo politikë fiskale rrit automatikisht me 2% më shumë çmimin final te konsumatori.

 

Deri më tani akzica ishte një taksë fiskel por me ligjin e ri ajo do të indeksohet duke reflektuar normën reale të inflacionit, çka natyrshëm rrit çmimin  në treg. kjo është në mënyre e lehtë për qeverinë që të mbledhë më shumë pra në buxhet, pro paradoksi është që teksa çmimet për qytetarët rriten, nuk ka indeksim të pagave për punonjësit.

Advertisement

 

Ndryshimi ligjor që ka hyrë në fuqi nga një janari është i vlefshëm për produktet që paguajnë akzicë, çka do të thotë se pritet një tjetër valë çmimesh.

 

Përveç karburanteve, kjo skemë aplikohet edhe për kafenë, pijet alkoolike, përjashtim bëjnë vetëm duhani, pasi akciza e këtij produkti është rritur çdo vit

Advertisement

 

Prej disa muajsh qytetarët po përballen me çmime të shtrenjtuara, duke  bërë që inflacioni të arrijë nivelin më të lartë të dekadës së fundit në 3.7 % në dhjetor.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy