Kryeministri Edi Rama ka përsëritur sërish deklaratën se nuk do të jepen diplomat për të rinjtë që mbarojnë universitetin.

 

Gjatë një takimi me nxënësit që kanë fituar “medaljen e artë”, Rama tha se askush nuk do ta marrë diplomën para 3 vitesh punë në vendin tonë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Midis 200-400 do japim një pagë për çdonjë. Por asnjë nuk do e marrë diplomën para 3 vitesh. Je mjek, do punosh këtu, pastaj do marrësh diplomën, e pastaj je i lirë të ikësh jashtë. Do punojmë që ta bëjmë për lëndët prioritare edhe të tjerat. Nuk vazhdojmë dot më kështu. 3 vite punë në vendin tonë, e bëjnë më të fortë kandidaturën tënde.

 

Në vend se të ikësh direkt sapo të kesh mbaruar shkollën. Tjetra e rëndësishme është që universiteti po ndryshon. Më vjen mirë që numri juaj që kanë vendosur të studiojnë këtu, këtë vit është më i madh se në të shkuarën. 87% do studiojnë në Shqipëri. Nuk keni bërë gabim”, theksoi kreu i qeverisë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";