Një ditë pas vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në favor të Enkelejd Alibeaj, lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi kryeministrin Edi Rama se synon të emërojë opozitën.

 

Gjatë një konference me gazetarët, Berisha deklaroi se vendimi i komisionit të ankimeve dhe sanksioneve është i pabazuar.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

SALI BERISHA

“Të pretendosh që Alibeaj, që nuk është votuar kurrë, nuk është emëruar kurrë, nuk është votuar në asnjë forum të partisë, që nuk guxon të votohet se nuk merr asnjë votë, që është shndërruar në peng të Ramës, është krytar i PD, këtë e bën vetëm Edi Rama. Kjo do të thotë të kthehesh te opozita e emëruar.”

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Por pavarësisht se e humbi logon e Partisë Demokratike, Berisha ka krijuar tashmë koalicionin me të cilin do të kërkojë fitoren në 14 maj.

 

“Fushata lokale është lokale, Unë, Meta, Dule, Ndoka do të mbështesim kandidatët nga të katër anët e vendit. Por gjithnjë fushatën lokale që e bëjnë kandidatët ka edhe një fushatë që e bëjnë drejtuesit e partive dhe këtë herë fushata është jetike sepse kemi të bëjmë me një betejë historike në përmbysjen e monizmit”

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Nga ana tjetër, Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po përdor SPAK-un kundër çdo kritiku brenda Partisë Socialiste, duke përmendur rastin e ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj. Sipas Berishës, kontrollet e ushtruara nga SPAK ishin të paligjshme.

 

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“E kam denoncuar me qindra herë Ahmetajn, por ndaj atij dhe askujt tjetër, procedura joligjore nuk mund të përdoret, vetëm e vetëm pse kërcënoi Edi Ramën. E kërcënoi Ramën, i tha se ti je ai që ka mbledhur 17 firma për 24 orë, se unë si ministër nuk e bëja kurrë. “

 

Sipas Berishës, edhe arrestimi i kreut të bashkisë së Bulqizës u krye me urdhër të Edi Ramës, pasi sipas tij, dëshironte të rikandidonte.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";