Berisha në një biznes fason në Durrës/ Rama arriti të krijojë opozitën e tij fallco me Lul Bravën

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Berisha në një biznes fason në Durrës/ Rama arriti të krijojë opozitën e tij fallco me Lul Bravën

Ish kryeministri Sali Berisha ndodhet sot në një biznes fason në Shkozët të Durrësit.

 

Gjatë takimit, Berisha nuk kurseu akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama dhe kreut të PD, Lulzim Basha. Sipas Berishës, Rama arriti të krijojë një opozitë fallco me Lulim Bashën duke vjedhur logon e PD.

 

Advertisement

“Edi Rama arriti të krijojë opozitën e tij fallco me Lul Bravën dhe me policë e gjyktësit e tij t’i japë logon e PD në mënyrë që njerëzit të mashtrohen ditën e votimit dhe të mendojnë se po votojnë për PD. Thirrja ime është të mos harrojnë se ëdo votë tek logoja e rrëmbye e PD është e humbur për PD dhe opozitën e vërtetë. Çdo votë për kandidatët e “Shtëpisë së Lirisë” është votë për ndryshimin, është nevojë jetike që të kemi një opozitë të vërtetë”, u shpreh Berisha.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy