Berisha sulmon Ramën: Ramiz Alia ishte diktator, por nuk e mori opozitën peng

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Berisha sulmon Ramën: Ramiz Alia ishte diktator, por nuk e mori opozitën peng

Ish-kryeministri Sali Berisha është këtë të shtunë në Rrëshen, ku po zhvillon një takim me mbështetësit e tij në Mirditë, në kuadër të “Foltores”.

 

Gjatë fjalës së tij, ish-lideri historik i të djathtës deklaroi se misioni i tij është rrëzimi i regjimit dhe rivendosja e pluralizmit.

 

Advertisement

Duke sulmuar kryeministrin Edi Rama, Berisha u shpreh se as Ramiz Alia nuk bëri dot atë që po bën Edi Rama.

 

“Të rivendosim lirinë dhe vlerat e saj, paralelet me fundin e diktaturës janë absolutisht identike. Në vitin 1991, diktatori i fundit me mjetet e tij nga mëngjesi deri në darkë fliste për demokraci dhe procese demokratike. Sot ndodh e njëjta gjë. Në vitin 1991, burra të shquar më deklaronin se Ramiz Alia është një Gorbaçov i Ballkanit. Unë u thosha se ai ka skuqur vendin me gjakun e të rinjve. Ata mbeteshin. Unë u thosha se ka firmosur për pushkatimin e 27 intelektualëve shqiptarë pa gjyq dhe ata habiteshin. Pa dyshim, ndryshonin mendim. Ramiz Alia nuk bëri atë që po bën Edi Rama në vitin 2022. Ai nuk e mori peng kurrë opozitën. Në vitin 1991 ishim opozitë e vërtetë dhe fituam me një revolucion plebishitar dhe paqësor.”

 

Advertisement

“Nëse shqiptarët do kishin votuar si mirditorët ne do ishim në pushtet”, theksoi Berisha.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy