Berisha: Përzënia e “Rilindja Demokratike” nga zyrat, akt urrejtje i Lul Bravës, këtë gjë se bëri as Ramiz Alia

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Berisha: Përzënia e “Rilindja Demokratike” nga zyrat, akt urrejtje i Lul Bravës, këtë gjë se bëri as Ramiz Alia

Sali Berisha nëpërmjet një komunikate për mediat tha se përzenia e gazetës  “Rilindja Demokratike” nga zyrat që ishin në selinë blu, është një akt urrejtje i Lul Braves ndaj fjales se lire!

 

 

Te dashur miq, dje ne 30 vjetorin e Rilindjes Demokratike, Peng Basha me urdher te pengmarresit te tij Edvin Rama, ne nje akt intolerance dhe urrejtje per fjalen e lire perzuri me dhune nga zyrat e veta ne Seline e Partise Demokratike gazeten Rilindja Demokratike, gazetaret e saj. Ky akt i shemtuar antidemokratik erdhi si rezultat i qendrimve dinjitoze dhe ne mbrojtje te lirise se shprehjes te Rilindjes Demokratike. Gazetaret dhe kryeredakrori i saj Bledi Kasmi ne kulmin e krizes qe kaloi Partia Demokratike deshmuan para demokrateve dhe mbare shqiptareve se Rilindja Demokratike nuk ishte gazete e Sali Berishes as dhe e Lulzim Braves por kishte mbetur besnike e misionit te saj te madh per te cilin lindi: zedhenese e fjales se lire, e te vertetes, anticensures, mendimit te pavarur intelektual, transparences te guximshme te krimeve te narkoshtetit interesit kombetar.

Advertisement

 

Sali Berisha shkruan se këtë veprim për nxjerrjen jashtë të gazetareve të Rilindja Demokratike nuk e ka bërë as diktatori Ramiz Alia as dhe rrebelet komunist qe erdhen ne pushtet me flake dhe tym ne vitin 1997.

 

Duke denuar me ashpersine me te madhe kete dhunim te pashembullt te fjales se lire, gazetareve dhe gazetes Gazetes Rilindja Demokratike ne 31 vjetorin e tyre, ju bej thirrje shoqatave te gazetareve  te vendit dhe te huaja si dhe institucioneve nderkombetare, zyrave te OKB, OSBE, KE, PE, qe merren me lirine e mediave te denojne kete akt te pashembult banditesk ndaj mediave te deputetit peng te qeverise Lulzim Brava.

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy