Ish-kryeministri Sali Berisha, deklaroi nga Vau i Dejës se Edi Rama, mori peng kreun e PD, Lulzim Basha me afera korruptive.

 

Gjatë fjalës së tij nga Vau i Dejës ku po zhvillohet Foltorja e radhës, Berisha theksoi se në tokën ku sot ndodhet selia e PD, është parashikuar të shndërrohet në një vend me katër kulla, ku do të marrë pjesë dhe Lulzim Basha.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Arriti ta marrë peng me afera korruptive. 800 mijë metra katror në Portin e Durrësit. Afera e shekullit, ja dhanë gjoja një arabi i cili në një aspekt është biznesmen i madh shumë, por në aspektin tjetër, po kaq i madh si mashtrues. Selia e PD është parashikuar të shndërrohet në kullat e parkut të katër hajdutëve. Do ndërtohen katër kulla, gjejeni se sa ka marrë për vete Lulzim Brava.”-tha Berisha.