Kryeministri Edi Rama ka dalë në një konferencë për mediat pas mbledhjes së qeverisë ku u diskutua mbi përballjen e krizës së energjisë në vend.
Rama bëri me dije se nesër do të publikohët plani i posaçëm për përballimin e krizës.

Kryeministri theksoi se ekspertët mendojnë se kriza do të jetë prezente me kulmin e saj deri në mesin e vititi të ardhshëm. Mes të tjerash Rama theksoi se edhe pas kapërcimit të kulmit çmimet nuk do të kthehen para shfaqjes së krizës.

 

“Nesër do të publikojmë planin e posaçëm. Ndërkohë nuk mund  t’iu them vetem se t’ju referohemi analizave të ekspertëve dhe njëkohësisht edhe analizave që po bëjnë qeveritë e vendeve të ndryshme. Është një situatë shumë e ngjashme nga aspekti i goditjes me situatën e pandemisë. Ndryshe nga pandemia, vendet e ndryshme kanë karakteristika të ndryshme. Ekspertet mendojnë se kriza do të jetë prezente me kulmin e saj deri në mesin e vitit të ardhshëm dhe mendojnë se sidoqoftë edhe pas kapërcimit të kulmit te krizes,  çmimet nuk do të kthehen para shfaqjes së krizës”, u shpreh Rama.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";