Kryeministri Rama ka mohuar një veting të mundshëm për pedagogët, duke hedhur poshtë kështu akuzat e kreut të PD, Sali Berisha e duke përgënjestruar lajmin që ka qarkulluar në disa media.
Përmes një reagimi në ‘Twitter’ Rama është shprehur se as nuk do të bëhet e as është menduar ndonjëherë një gjë e tillë.
Megjithatë, kreu i qeverisë ka theksuar sërish se rritje pagash nuk do të ketë, të paktën deri në kalimin e ‘dimrit të vështirë”.
“Mediat e angazhuara masivisht për ta paraqitur si masive protestën e një pakice pedagogësh,nën udhëheqjen e nongratave e të shiksave të tyre,flasin për gjoja një Veting që do bëka regjimi imagjinar për pedagogët! Asnjë Veting as do bëhet, as është thënë e as është e menduar!
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";Sa për rritjen e mëtejshme të pagave e përsëris, nuk do të ndodhë deri kur të vijë radha e natyrshme, pas pensionistëve në fundvit dhe pas daljes dimri, kur do të bëjmë bilancet e kostove të mburojës së energjisë elektrike, edhe për familjet e pedagogëve që mbrohen nga qeveria!”