Pedagogët në protestë; Rama bën lëvizjen: Do rrisim pagat me 7%

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në ditën kur pedagogët dolën në protest të lajmëruar për rritjen e pagave, kryeministri Rama iu përgjigj me një lëvizje konkrete nga Universiteti Bujqësor i Tiranës, në një aktivitet ku u prezantua skema Kombëtare për të ardhmen e prodhimit vendas.

 

Kreu i qeverisë Edi Rama komentoi edhe protestën e pedagogëve.

 

Advertisement

Atyre që dalin në rrugë dhe kërkojnë rritje pagash ju them se nuk jeni mësues. As mësues gjimnazi as 9 vjecareje, nuk jeni as mjek as infermierë, as punonjës policie as ushtarak, as nëpunës civilë. Të gjithë këta marrrin një pagë fikse. Ndërkohë pedagogët janë në një hapsirë të ndërmjetme, mes mbështetjes shtetërore dhe horizontit ku mjaft të duash dhe ia bën vetes rrogën edhe 5 fish me fondet e tjera, që janë fondet e financimit, europiane dhe fondet e universiteteve të tjera private, dhe ketu futemi te pagat e deklaruara pjesërisht.Ne do bëjmë një rritje pagash, prej 7% por ama do i njohim universitetit të drejtën e një tavani për të rritur më tej pagat e pedagogëve sipas vendimarrjes së vet. S’mund të ketë për botën akademike një pagë të gjithë njësoj nuk janë të gjithë njësoj. Ata të tjerët po, universiteti jo, është autonom jeton dhe punon në një hapsirë të ndërmjetme mes shtetit si mbështetës dhe tregut si ofertues.

 

Kreu i qeverise nuk kurseu edhe kritikat ndaj pedagogeve, duke thënë se ata kërkojnë qiqira në hell në raport me kohërat e vështirë që po jetojmë. Madje ai shtoi se ata kërkojnë më shumë sesa cilësia që ofrojnë.

 

Advertisement

Është absurde të kërkohen sot qiqrra në hell në raport me kohën që jetojmë. Ndërkohë që shërbimi që japim nuk e kemi kudo aq të mirë, se pot a kishim aq të mirë nuk do kishim universitete në territor që kanë gjithmonë e më pak studentë.” u shpreh Rama.

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy