Kryeministri Edi Rama ka komentuar zgjatjen e afateve të vettingut duke e konsideruar si një lajm shumë të mirë.

 

Ndërkohë ai ka mohuar të ketë pasur negociata të drejtpërdrejta me PD-në për dakortësimin për të votimin e sotëm.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Shpresoj ta fusim politikën në hullinë e çështjeve me interes për qytetarët. Ka nisur puna e patronazhistëve padikutim, janë në terren. Do të kemi rezultat shumë pozitiv.  Sot kemi zgjatjen e mandateve, një process i vështirë, i dhimbshëm, por është një process i pastrimit të llumit në drejtësi që nuk kemi pasur kurrë. Ajo që ne kemi b ërë për drejtësinë në këtro vite është e paprecedentë. Është lajm i mirë që ai institucion i vettingut të vazhdojë të pastrojë llumin”, tha Rama.

 

Negociatat ka pasur mes 2 palëve apo vetëm ndërkombëtarët?

Nuk kam dijeni për një negociatë. Ne nuk bindim askënd. Ka 2 Parti Demokratike. Ne nuk negociojmë me asnjërën nga të dyja.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";