“Një votë për të ardhmen në BE!”/ Zingraf përshëndet zgjatjen e afateve të vettingut

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Një votë për të ardhmen në BE!”/ Zingraf përshëndet zgjatjen e afateve të vettingut

Ambasadori i Gjermanisë Peter Zingraf, ka reaguar pas miratimit të afateve të vettingut nga Kuvendi.

 

Ai përshëndet faktin se opozita parlamentare mundësoi vendimin me shumicë duke u mbështetur në mënyrë konstruktive.

 

Advertisement

“Ambasadori Zingraf u shpreh sot rreth vendimit të Kuvendit: Parlamenti shqiptar ka shprehur sot në mënyrë të qartë vullnetin e tij për të ecur përpara drejt anëtarësimit në BE. Përgëzoj të gjithë deputetët, që votuan për vijimin dhe përmbylljen e procesit të verifikimit të të gjithë gjykatësve dhe prokurorëve, e kësisoj për reformën në drejtësi dhe shtetin ligjor. Përshëndes faktin që pjesë të opozitës parlamentare mundësuan këtë vendim me shumicë të cilësuar, duke e mbështetur atë në mënyrë konstruktive. Kjo është një votë për të ardhmen e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.”

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy