Kryeministri Edi Rama ndodhet në një vizitë zyrtare në Gjermani, ku ka takuar kryeministrin e Bavarisë Markus Soder.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, Rama bën me dije takimin me homologun e tij, teksa shkruan Soder mbështet rrugëtimin e Shqipërisë drejt Evropës. Ndër të tjera Rama bën me dije se dy palët do punojmë për të forcuar marrëdhëniet ekonomike e tregtare.

“Takim me Kryeministrin e Bavarisë, Markus Söder, një aleat i vendosur i Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor në rrugëtimin europian, me të cilin do të punojmë për fuqizimin e marrëdhënieve ekonomike e tregtare mes Bavarisë e Shqipërisë“, shkruan Rama.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";