Rama në Abu Dhabi takohet me Borrell/ Diskutime për zgjerim dhe Samitin e Ardhshëm të Ballkanit Perëndimor

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rama në Abu Dhabi takohet me Borrell/ Diskutime për zgjerim dhe Samitin e Ardhshëm të Ballkanit Perëndimor

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me përfaqësuesin e Bashkimit Europian për Politikën e Jashtme Josep Borrell.

Lajmin e ka bërë me dije Borrell, i cili tregoi se me kryeministrin diskutuan rreth zgjerimit, Samitin e ardhshëm të Ballkanit Perëndimor dhe nevojën për rezultate konkrete. Borrell theksoi se është me rëndësi të ruhet vrulli i reformës në rajon si dhe besueshmëria e BE-së.

“Takova Kryeministrin Edi Rama në Konferencën e Politikave Botërore 2021 në Abu Dhabi. Ne diskutuam për zgjerimin, Samitin e ardhshëm të Ballkanit Perëndimor dhe nevojën për rezultate konkrete. E rëndësishme për të ruajtur vrullin e reformës në rajon si dhe besueshmërinë e BE –së”, shkruan Borrel.

Rama dhe Borrell, u takuan gjatë zhvillimit të “Konferencës së Politikave Botërore”, e cili do të zgjasë nga 1-3 tetor dhe ka për qëllim të ndihmojë në promovimin e një bote të hapur, të begatë dhe të drejtë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy