Kryeministri Edi Rama ka uruar 7 Marsin, Ditën e Mësuesit. Nëpërmjet një video të publikuar në Facebook, Rama vlerëson figurën e mësuesit dhe shpreh mirënjohje për çdo arsimtar në çdo krahinë të Shqipërisë, dhe të gjithë trojeve ku flitet shqip e diasporë.

“Mirëmëngjes dhe duke ju uruar Gëzuar 7 Marsin me “Himnin e Mësuesit”, kënduar nga nxënësit e shkollave të Tiranës dhe kori i Liceut Artistik, me mirënjohjen më të thellë dhe respekt për mësuesit e çdo krahine të Shqipërisë, të trojeve ku flitet shqip dhe diasporë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kryeministri bashkëngjitur videos së publikuar.

/vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";