Ish-kryeministri i Serbisë, Zoran Zhivkovic ka folur rreth vendosjes së reciprocitetit të targave ku sipas tij ajo është pjesë e marrëveshjes që Aleksandër Vuçiç ka nënshkruar me Kosovën para pesë vjetësh.

Sipas Zhivkovic, gjithçka që po ndodh aktualisht është “pasojë e veprimeve të Vuçiçit”. “Prandaj ata tashmë po përpiqen ta luajnë shpëtimtarin e serbëve” -ka thënë ai.

Ai gjithashtu u shpreh se është dashur që të kalojnë pesë vite që Vuçiç ta kuptojë se ajo çfarë kishte nënshkruar ka qenë gabim dhe se “është vetëm faji i tij”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";