Deputeti shqiptar në parlamentin serb i përgjigjet Vuçiçit: Kosova është shtet dhe pikë, të nervozohet kush të dojë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Pas fotos së publikuar në rrjetet sociale të Presidentit Aleksandar Vuçiç të hartës së Kosovës me flamurin e Serbisë ka reaguar edhe deputeti me origjinë shqiptare në Kuvend në Beograd, Shaip Kamberi.

Ai thotë se Kosova është shtet pavarësisht se kush mund të nervozohet nga ky fakt.

“Le të nervozohet kush të doje, ama Kosova është shtet dhe pikë”, tha Kamberi.

Vendosja e flamurit të Serbisë, mbi hartën e Republikës së Kosovës, nga ana e presidentit serb Aleksandar Vuçiç, ngjalli reagime të shumta. I pari i serbëve, e quan si masakër ndaj serbëve të Kosovës atë që ndodhi në Mars të 2004.

Advertisement

17 vjetorin e trazirave, Vuçiç vendosi ta përkujtojë me një fotografi kontroverse që ngjalli shumë debat në opinion publik në Kosovë.

Ai në profilin e tij zyrtar në Instagram ka shpërndarë një fotografi të hartës së Kosovës me flamurin e Serbisë duke shkruar krahas saj se më asnjëherë s’do të lejojë të ndodhë përsëri një ngjarje e tillë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy