Një grup pune nga PD e Sali Berishës ka hartuar një draft për reformën e re territorial, ku kërkojnë ndryshim të hartës.

 

Grupi i punës, kërkon shtim të numrit të bashkive ku nga 61 të shkojnë në 95, si dhe 5 rajone.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sipas demokratëve, reforma e PS ka rënë pikërisht në katër shtyllat kryesore mbi të cilat ajo u ngrit: Dështoi në rritjen e eficiencës ekonomike të njësive të reja; Solli centralizim të pushtetit te kryebashkiakeve duke shkatëruar  decentralizimin dhe forcimin e vetëqeverisjes vendore; Goditi përfaqësimin e qytetarëve në bashkëqeverisje, demokracinë vendore dhe llogaridhënien; Dështoi në nxitjen e zhvillimit  ekonomiko- social dhe zbutjen e varfërisë.

 

PD shprehet se në hartimin e këtij drafti ka pasur si kriter bazë “ një qeverisje sa më prënë qytetarëve”, krahas kritereve të njohura të zhvillimit ekonomik, social, kulturor, demografik, historik dhe marrëdhënieve tradicionale të bashkëpunimit midis komuniteteve.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ky  është drafti i dytë që del nga dyert e PD. I pari ishte propozimi i Enkelejd Alibeajt, i cili u rrëzua nga PS.

 

Alibeaj, kërkonte shtim të numrit të bashkive nga 61 në 92 të tilla dhe 6 rajone.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";