92 bashki dhe  6 rajone/ PS rrëzon propozimin e Alibeajt për hartën territoriale

Pinterest LinkedIn Tumblr +
92 bashki dhe  6 rajone/ PS rrëzon propozimin e Alibeajt për hartën territoriale

Partia Socialiste rrëzon një propozim të grupit parlamentar demokrat për të rritur numrin e bashkive nga 61 në 92 dhe qarqet nga 12 në 6 rajone.

 

Kreu i grupit socialist, Taulant Balla ka bërë me dije se PS do t’i qëndrojë ndarjes aktuale administrative në komisionin e Posaçëm të ngritur për këtë reformë.

 

Advertisement

Balla tha pas mbledhjes së grupit parlamentar se ndarja aktuale ka sjellë përmirësim në shërbime në të gjithë territorin e kjo është arsyeja pse konsiderohet e duhura.

 

“Ka pasur propozime edhe për zvogëlim dhe zmadhim të numrit të bashkive, kështu nisur edhe nga fakti që 7 vite kanë kaluar nga reforma e fundit dhe të gjitha shërbimet publike janë prëmirësuar, është përmirësuar edhe shërbimi online, duke rritur aksesin e qytetarëve, kemi konkluduar që pozicioni ynë në Komisionin e Posaçëm të Reformës Territoriale, do jetë ti qëndrojmë ndarjes aktuale”, tha Balla.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy