Është mbledhur këtë të martë Komisioni për Reformën Administrativo-Territoriale.

 

Komisioni po mban një seancë dëgjimore për sugjerime dhe propozime me përfaqësuesin dhe ekspertin e projektit ‘Bashki të forta’, Fatlum Nurja.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në fjalën e tij, Nurja tha se e gjithë tema nuk duhet të përqendrohet te numri i bashkive, por te dhënia e shërbimeve dhe sa pranë qytetarëve janë ato.

 

Eksperti Nurja tha gjithashtu se kjo Reformë Territoriale nuk duhet të përdoret nga partitë politike se si të mbledhin sa më shumë vota, por se si t’u vihet në ndihmë qytetarëve.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Decentralizimi nuk nis në zyrën e kryeministrisë dhe mbaron te zyra e kryetarit të bashkisë, jo! Duhet të shkojë përtej këtyre dy hallkave. Faji është i juaji, ju se keni monitoruar qeverisjen lokale.

Parlamenti nuk heq dorë kurrë nga kontrolli. Nuk mund të flasim për numër pa patur një analizë të plotë financiare. S’mund ta bëjmë ndarjen territoriale për të dielën e votave apo të hënën e numërimit. Këtu e di që jam i keqkuptuar nga ju, pasi ju vlerësoni dhe votën”, ka thënë Nurja gjatë seancës.