Berisha takim me qytetarët në Fier: Reforma territoriale ka lënë fshatrat pa përfaqësues

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Berisha takim me qytetarët në Fier: Reforma territoriale ka lënë fshatrat pa përfaqësues

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka kritikuar qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama për Reformën territorial.

 

Në një takim me qyetarët në Fier, Berisha tha se reforma territoriale ka lënë shumë fshatra në Shqipëri pa përfaqësues.

 

Advertisement

Ky është koncepti i Ramës për demokracinë sipas Sali Berishës.

 

“Reforma territoriale shkatërroi, dëmtoi rëndë përfaqësimin e qytetarëve. Nuk them se nuk kishte nevojë për reformim. Por ai përdori reformën absolutisht për parime të kundërta. Ai përdori centralizmin e shtetit. Sot ke me qindra zona të papërfaqësuara nga asnjë këshilltarë.

Sot Gjirokastra me 120 mijë banorë ka 7 bashki, ndërsa Tirana me mbi 1 milionë banorë ka katër bashki. Ky është koncepti i Ramës për demokracinë, përfaqësimin. Ai përbën rrezik të madh kombëtar. Pastaj vazhdoi me patronazhistët dhe bandat. Qëndron në pushtet në mënyrën më të paligjshme që mund të qendrojë një njeri. Në çdo rreth ka fshatra që nuk përfaqësohen”, tha Berisha.

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy