Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri bashkë me Kryetaren e delegacionit të Parlamentit Shqiptar në Këshillin e Europës, Blerina Gjylameti, mirëpritën në një takim bashkëraporterët e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës (APKiE).

 

Përmes një postimi në rrjete sociale, Gjiknuri bën me dije se temë e diskutimit ka qenë ecuria e reformave dhe e procesit të integrimit të Shqipërisë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Diskutuam mbi ecurinë e reformave dhe procesin e integrimit të Shqipërisë në familjen europiane, sfidat që po perballet gjithë Europa si pasojë e luftës në Ukrainë dhe gadishmërinë e mazhorancës për dialog me grupet opozitare ku morëm përgëzimet nga përfaqësuesit e Këshillit të Europës për përpjekjet e Partisë Socialiste në përfshirjen e tyre në Komisionin e Reformës Zgjedhore dhe nismat e tjera të Parlamentare”, thekson Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri.