Damian Gjiknuri në takimin e partive europiane socialiste: U rikonfirmua rëndësia e integrimit të Ballkanit Perendimor, vendet i kanë përmbushur obligimet

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Damian Gjiknuri në takimin e partive europiane socialiste: U rikonfirmua rëndësia e integrimit të Ballkanit Perendimor, vendet i kanë përmbushur obligimet

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri mori pjesë në takimin përgatitor të grupit të Partive Europiane Socialiste (PES) për Këshillim Europian me ftesë të Sekretarit të Përgjithshëm të PES, Sergei Stanishev.

 

Të pranishëm në këtë takim të rëndësishëm ku u rikonfirmuan njëzëri rëndësinë e integrimit të Ballkanit Perendimor në familjen europiane ishin dhe Kancelari Scholtz dhe përfaqësuesi i lartë i BE për Politikën e Jashtme Joseph Borrell.

 

Advertisement

Sekretari i Përgjithshëm Damian Gjiknuri thekson se partitë simotra të së majtës europiane konfirmuan njëzëri rëndësinë e integrimit të Ballkanit Perendimor në familjen europiane si garanci stabiliteti dhe sigurie në një Europë të trazuar.

 

Pata kënaqësinë të ndjek nga afër mbledhjen e partive europiane socialiste, pra gjithë familja e social-demokratëve europianë me liderë kryesorë Olaf Scholtz dhe shumë liderë të tjerë të familjes së majtë ku u ritheksua edhe njëherë mesazhi i rëndësisë së zgjerimit. U shpreh keqardhja dhe zhgënjimi që edhe kësaj radhe rrezikohet përsëri procesi i zgjerimit për hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë”, tha ai.

Gjiknuri shton se në takimin përgatitor të grupit të Partive Europiane Socialiste u theksua edhe një herë nevoja imediate e zgjerimit, pasi vendet i kanë përmbushur të gjitha obligimet e tyre.

Advertisement

 

“Gjithçka mbetet thjesht pjesë e politikës konservatore ku vendet mbajnë peng njëri-tjetrin dhe nëse do të vazhdojë kështu, procesi i zgjerimit të Bashkimit Europian do të rrezikohet. Ky qe një mesazh i të gjithë partive të majta, bënë thirrje ndaj të gjithë vendimmarrësve që ky proces të ecë sa më shpejt përpara në të mirën e sigurisë europiane, për të mirën e Bashkimit Europian”, nënvizon Gjiknuri.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy