Gjiknuri takim me zyrtarin e lartë gjerman/ Të forcojmë edhe më shumë lidhjet mes dy partive tona

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Gjiknuri takim me zyrtarin e lartë gjerman/ Të forcojmë edhe më shumë lidhjet mes dy partive tona

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri, ka zhvilluar një takim me Christian Petry, anëtar i Bundestagut dhe zëdhënës për çështjet e Evropës në Grupin parlamentar të SPD

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Gjiknuri bën me dije se u angazhuan të forcojmë edhe më shumë lidhjet mes Partisë Socialiste të Shqipërisë dhe SPD gjermane.

“Pata kënaqësinë të mirëprisja mikun Christian Petry, anëtar i Bundestagut dhe zëdhënës për çështjet e Evropës në Grupin parlamentar të socialdemokratëve gjermanë (SPD). E urova për fitoren e zgjedhjeve dhe pritshmërinë që një koalicion i drejtuar nga SPD të drejtojë qeverinë gjermane. Gjermania ka qenë një mbështetëse dhe avokate e madhe e Shqipërisë në ecurinë e procesit të zgjerimit të familjes evropiane . U angazhuam të forcojmë edhe më shumë lidhjet mes Partisë Socialiste të Shqipërisë dhe SPD gjermane, në funksion të bashkëpunimit mes dy partive tona, në dobi të procesit të integrimit evropian”, shkruan Gjiknuri.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy