Ardian Narkaj i moshes 52 vjeç ka mbetur i plagosur me armë zjarri mëngjesin e sotëm në qytetin e Shkodrës.

Bëhet me dije se ai është plagosur nga forcat RENEA gjatë operacionit pë arrestimin e tij.

Ardian Narkaj ishte një person i shpallur në kërkim, pasi ishte i dyshuar si autori i një vrasjeje të dyfishtë të ndodhur në viti 2008 në Malësinë e Madhe.

Ngjarja ndodhi në fshatin Bratosh, ku viktimë mbetën Tonin Ulaj dhe Gjergj Shota. Krimi i dyfishtë ndodhi gjatë kohës kur dy viktimat ishin persona të shpallur në kërkim nga Policia.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Mësohet se Adian Narkaj ka marrë 3 plumba, në kofshë, gjoks dhe parakrah, ndërkohë që ndodhet i shtruar në spitalin e Traumës në gjendje të rëndë.

Ndërkohë që Policia e shkodres ende nuk ka dhënë informacion lidhur me këtë ngjarje