Numri i lartë i aksidenteve tragjike duket se nuk ka mundur të shërbejë si këmbanë alarmi për të rinjt shqiptarë. Videot me tejkalim të shpejtësisë dhe manovrava të gabuara vijojnë të promovohen kudo në rrjetet sociale.

 

Në një video të postuar në rrjetin social TikTok, dy reperët Kleviol Ahmeti dhe Aleks Visha shfaqen duke ngarë makinën me 300 kilometra në orë. Pamjet vijnë nga tuneli i rrugës së Kombit në Kukës, ku automjeti me të cilin reperët udhëtojnë rrezikoi të aksidentohej.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Video është publikuar nga vetë protagonistët, të cilët ndiqen masivisht nga grupmoshat e reja. Ky fenomen është kthyer në shqetësim në vendin tonë. Të rinjtë kanë kthyer në sfidë publikimin e videove ku thyejnë rregullat e qarkullimit rrugor me synim marrjen e klikimeve.

 

 

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";