Me shpejtësi vrastare në rrugë/ Hiqen 73 patenta, i riu gjobitet me 400 mijë lekë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Me shpejtësi vrastare në rrugë/ Hiqen 73 patenta, i riu gjobitet me 400 mijë lekë

Vazhdojnë kontrollet e Policisë Rrugore për të ndëshkuar drejtuesit e mjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor.

 

Gjatë 48 orëve të fundit, janë arrestuar në flagrancë 13 drejtues mjetesh, nga të cilët 6 për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe 7 për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

 

Advertisement

Një 24-vjeçar që jeton në Itali u kap duke drejtuar mjetin e tij tip “Benz” me shpejtësi vrastare dhe u gjobit.

 

“Në autostradën Levan-Vlorë, nga Njësia Operacionale e Drejtorisë së Policisë Rrugore, gjatë monitorimit me radar, është konstatuar mjeti tip “Benz”, që drejtohej nga shtetasi A. M., 24 vjeç, rezident në Itali, me shpejtësi 184 km/h, i cili u ndëshkua me masë administrative 40.000 lekë të rinj. Shpejtësi të mëdha janë konstatuar nga radari edhe në akset rrugore Shkodër-Koplik, Milot-Morinë, Lezhë-Fushë Krujë, Tiranë-Elbasan, Durrës-Kavajë-Lushnjë, Elbasan-Korçë dhe Gjirokastër-Sarandë. Si rezultat janë pezulluar 73 leje drejtimi, nga të cilat 44 për shpejtësi mbi normat e lejuara, 25 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 4 për qarkullim në sens të kundërt. Po gjatë 48 orëve të fundit janë ndëshkuar me masë administrative 3456 drejtues mjetesh, për shkelje që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.”

 

Advertisement

Policia procedoi penalisht edhe një 17-vjeçar, që po drejtonte mjetin në mënyrë të parregullt dhe të rrezikshme, pa leje drejtimi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy