Kjo e martë parashikohet me kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Reshje shiu të herëpashershme e lokalisht të vazhdueshme me intensitet të ulët deri mesatar në formë shtrëngatash.

Në veri reshjet lokalisht me intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve.

Në zonën e Alpeve dhe relievet malore në lindje priten reshje të dendura dëbore, ndërsa këto reshje zbresin deri në lartësitë kodrinore por me intensitet më të ulët.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Vlen për tu theksuar se nga sot deri në orët e mbrëmjes të ditës së Enjte parashikohet erë tepër e fortë dhe intensive me drejtim kryesor nga kuadrati i veriut dhe shpejtësi që arrinë deri në 20-25m/s!!!