Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dhënë informacion lidhur me situatën në akset rrugore pas reshjeve të dendura të shiut dhe borës, një ditë më parë.

 

Sipas ARRSH, gjatë natës është punuar me shpërndarjen e kripës dhe tashmë qarkullimi kryhet normalisht në të gjitha akset.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Reshjet kanë pushuar. Gjatë natës është punuar me shpërndarjen e kripës për të shmangur ngricat pasi temperaturat në zonat malore kanë qenë të ulëta. Qarkullimi kryhet normalisht në të gjitha akset”, thuhet në njoftimin e ARRSH.