Rikthehen edhe një herë tjetër reshjet e borës në qarkun e Korçës.

 

Reshje që kanë shkaktuar probleme të shumta përsa i përket furnizmit me energji elektrike. Burime zyrtare bëjnë me dije se pa energji elektrike janë fshatrat të njësisve administrative Trebinjë, Velçan, Dardhas, Lekas, Moglicë. Pa energji elektrike janë edhe 5 fshatra të Njësisë administrative Gorë e 6 fshatra të njësisë Libonik. Probleme me energjinë elektrike kanë pasur edhe fshatrat e njësisë administrative Vithkuq.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndërkohë që nuk raportohen probleme sa i përket furnizimit me energji elektrike të fshatrave të bashkisë së Devollit përfshi dhe qytetin e Bilishtit si dhe fshatrat e bashkisë së Pustecit. Reshjet e borës të orëve të fundit kanë shkuar nga 20 cm në qytetin e Bilishtit e deri në 90 cm në fshatin Shtyllë. Kjo ka sjellë fshatra të shumtë të izoluar kryesisht në njësitë administrative malore Vithkuq e Lekas në bashkinë e Korccës, Dardhas, Trebinjë, Velçan në bashkinë Pogradec si dhe fshatrat e Devollit të sipërm në bashkinë Devoll.

 

Grupe të OSHEE ndodhen në terren duke punuar për të rikthyer energjinë elektrike ndërkohëqë Ndërmarjet e shërbimeve Publike të bashkive të qarkut janë duke punuar për të normalizuar situatën në rrugët e fshatrave.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";