Reshjet e dendura të borës në juglindje/ 35 fshatra pa energji elektrike

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Reshjet e dendura të borës në juglindje/ 35 fshatra pa energji elektrike

Vazhdon të jetë e rëndë situata në juglindje të vendit përsa i përket furnizimit me energji elektrike.

 

Situata vazhdon të jetë e rëndë në qytetin dhe gjitha fshatrat e bashkisë së Bilishtit, atje ku prej dy ditësh mungon energjia elektrike. Zyrtarisht nga ana e OSHEE-së bëhet me dije se pa energji elektrike janë 35 fshatra të njësive administrative Gorë e Moglicë, ashtu sicc janë pa energji fshatrat e njësisë administrative Dardhas. Ndërkohë që prej dy ditësh kanë pasur probleme edhe fshatra të njësive trebinjë, Velccan në Pogradec. Pa energji elektrike janë fshatrat të njësive Vreshtas, Pojan e Pirg në bashkinë e Maliqit.

 

Advertisement

E gjithë kjo sipas të njëjtave burime ka ardhur për shkak të rëzimit të shtyllave të tensiopnit të mesëm dhe tensionit të ulët në fushën e Maliqit dhe atë të Devollit. Grupe të shumta të OSHEE janë në terren për të eleminuar defektet e shkaktuara nga reshjet e borës shoqëruar me erë të fortë. Në Bilisht ndodhet një grup pune i specializuar nga nënstacioni i Elbasanit që po meret me riparimin e defekteve në shtyllat e tensionit të lartë, duke bërë gjithccka për të rikthyer energjinë elektyrike në qytetin e Bilishtit dhe fshatrat e baskisë Devoll.

 

Shtylla të rëzuara dhe linja të këputura ka pasur pothuajse në të gjitha fshatrat e njësive administrative malore, atje ku trashësia e borës ka shkuar deri në 50 cm. Në këto zona raportohet edhe për izolim e shumë fshatrave.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy