Reshjet e borës në juglindje/ Pogradeci dhe disa fshatra pa energji elektrike

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Bora ka zbardhur të gjithë juglindjen duke sjellë vështirësi në qarkullim në të gjitha akset. Për të mbajtur të hapura akset nacionale janë duke punuar më shume se 24 borëpastruese. Trashësia e borës është më e madhe në Kapshticë, në Qafë Thanë, Dardhë, Voskopojë, Zemblak, dogana e Goricës, Maliq-Moglice

Deri tani nuk raportohen rrugë të bllokuara, por policia iu bën thirrje drejtuesve të mjeteve të mos levizin në juglindje, pa qenë të pajisur me zinxhirë. Veçanërisht në rrugët e fshatrave turistikë të Dardhës e Voskopojës.

Advertisement

Ndërkohë, qyteti i Pogradecit, njësitë administrative Vithkuq, Gorë, Moglicë dhe Dardhas kanë probleme me energjinë elektrike.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy