Ashtu siç pritej shkurti në qarkun e Kukësit, ka nisur me reshje dëbore dhe me temperatura tipike të dimrit.

 

Reshjet e dëborës u rikthyen pas një muaji të thatë e me temperatura pozitive që u shënuan në janar.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Lartësia borës së  re në Shishtavec 10 cm, në Valbonë 15 cm dhe në Qafë –Prushi,Has 10 cm.

 

Sipas Komisionit të Mbrojtjes Civile pranë Prekturës Kukës,aktualisht nuk ka probleme.  dhe kompanitë sipërmarrëse për mirëmbajtjen e rrugëve nacionale dhe bashkiake janë në terren për pastrimin e borës, kriposjen dhe mbajtjen funksionale të tyre. Në Kukës,vetëm rruga që lidh Nj.Ad Arrën me rrugën nacionale nuk është funksionale.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në Rrugën e Kombit janë venë në lëvizje 37 mjete borëpastruese që punojnë në dy segmente  Tunel- Morin dhe Tunel- Rrëshen, për pastrimin e borës  me trashësi mbi 7 cm dhe kriposjen. Mjetet borëpastruese ka edhe në drejtim të Hasit, Peshkopisë e Shishtavecit e rrugëve të tjera nacionale të qarkut Kukës,njofton KMC-ja.

 

Nuk ka probleme me furnizimin me ujë të pijshëm dhe energji elektrike. Në shkolla vijon proçesi mesimor. Ka furnizim te rregullt me lënde djegese dhe ngrohje.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";