Fluturime “low cost” nga Aeroporti i Kukësit nga 15 korriku

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Fluturime “low cost” nga Aeroporti i Kukësit nga 15 korriku

Më 15 korrik do të nisin fluturimet nga Aeroporti i Kukësit, me destinacion Zyrihun dhe Stambollin.

 

Lajmin e dha kryeministri Edi Rama në rrjetet sociale, ku publikoi edhe çmimet e biletave të fluturimet që siç duken, janë “low cost”.

 

Advertisement

Duke paralajmëruar lajme të tjera së shpejti, kreu i qeverisë theksoi se ai nuk bën asgjë për fushatë.

 

“Se ç’ishin ca miq që thoshin Aeroporti Ndërkombëtar i Kukësit ishte sa për fushatë, po unë s’bëj asgjë sa për fushatë dhe çfarë bëj e them e çfarë them e bëj, kështu që bujrum me Air Albanian në portën e hapur të qiellit të Kukësit😍

Po nuk mbaron me kaq, lajme të tjera nga ky front së shpejti✌

Advertisement

*** 1€ + taksat domethënë:

Kukës – Zyrih 12 EUR,

Zyrih – Kukës 28.66 EUR,

Kukës – Stamboll 12 EUR,

Advertisement

Stamboll – Kukës 23 EUR”

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy