“Nga 1 korriku 2021 Ballkani Perëndimor ofron roaming falas”, Bregu: E çon rajonin një hap më pranë uljes së tarifave të roamingut mes BP-BE

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Nga 1 korriku 2021 Ballkani Perëndimor ofron roaming falas”, Bregu: E çon rajonin një hap më pranë uljes së tarifave të roamingut mes BP-BE

 “Nënshkrimi i Marrëveshjes Rajonale të Roaming në Ballkanin Perëndimor në Prill të 2019-ës ishte një arritje historike dhe një nga rezultatet kryesore të Axhendës Digjitale për Ballkanin Perëndimor, që solli përfitime konkrete për qytetarët dhe provoi njëherësh angazhimin dhe besimin tonë tek dialogu rajonal. Kam besimin se rajoni do të arrijë rezultate sërish dhe pasi të mbarojë pandemia, qytetarët tanë do të mund të shijojnë të gjitha përfitimet e rajonit me roaming falas. Të pasurit e tarifave si në shtëpi, në Ballkanin Perëndimor, që nga 1 korriku i 2021-shit e çon rajonin një hap më pranë uljes së tarifave të roaming-ut BP-BE”, tha Majlinda Bregu, Sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC), në “Western Balkans Roaming Policy Working Group” (Takimi i Grupit të Punës për Rregullat e Roaming në Ballkanin Perëndimor).

Tarifat për roaming mes BP-BE janë jashtëzakonisht të mëdha dhe të pa bazuara në kushtet e tregut. Qytetarët e Ballkanit Perëndimor paguajnë të njëjtin shërbim 4 herë më shumë sesa qytetarët e BE-së, për shkak të kostove të mëdha të roaming.
“Hapi ynë i radhës është reduktimi i tarifave roaming midis Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Europian dhe kjo do të kërkojë angazhimin e plotë të të gjithë aktorëve të përfshirë, në veçanti operatorët e telefonisë, por mbështetje teknike po aq e rëndësishme nevojitet edhe nga Komisioni Evropian, Drejtoria e Përgjithshme (DG) Connect dhe Drejtoria e Përgjithshme për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit dhe politikanët në nivelet më të larta të Ballkanit Perëndimor”, shtoi Bregu.

David Ringrose, Drejtor i Njësisë në DG CONNECT tha se bashkëpunimi rajonal është mënyra e duhur për të arritur rezultate për qytetarët e Ballkanit Perëndimor dhe përmbyllja e Marrëveshjes Rajonale të Roamingut në BP është hapi i parë në uljen e çmimeve roaming midis BE dhe BP.

Alessandra Sgobbi, Shefe Sektori në Drejtorinë e Përgjithshme për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit (DG NEAR), shtoi se duhet ta fiksojmë këtë moment pozitiv dhe të ndërtojmë mbi sukseset e RCC-së, pasi ulja e çmimeve të roaming midis BP dhe BE-së është diçka që mund ta vendosë rajonin më afër tregut të përbashkët të BE-së.

Advertisement

Takimi i organizuar nga RCC mblodhi përfaqësues të BE dhe përfaqësues të Ministrive të TIK dhe Autoriteteve Rregullatore nga rajoni për të diskutuar gjendjen aktuale të zbatimit të Marrëveshjes Rajonale të Roaming dhe rrugën në vazhdim për uljen e tarifave mes BP-BE.

Zbatimi i Marrëveshjes Rajonale të Roamingut në muajt e parë ka treguar një rritje në trafikun e të dhënave të roaming në të gjithë rajonin dhe ulje të konsiderueshme të kostove të roaming midis 83% dhe 96%, shifra që ndihmojnë rajonin të jetë gati për roaming falas që nga 1 korriku i 2021-shit. Roaming falas në BP dhe ulja e çmimeve të roamingut me BE-në është pjesë e axhendës së Tregut të Përbashkët Rajonal dhe udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor u angazhuan për këtë në Samitin e Sofjes, në nëntor të 2020-ës.

RCC do të asistojë të gjithë procesin e shtrimit të rrugës për uljen e tarifave mes BP-BE në mënyrë transparente dhe gjithëpërfshirëse, duke përfshirë lehtësimin e konsultimeve rajonale me të gjithë palët e interesuara.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy