Odise Roshi është zyrtarisht një futbollist i Bolusporit në Ligën e Parë turke.

Lojtari kuqezi ka firmosur një kontratë njëvjeçare, nga e cila do të përfitojë 250 mijë euro në sezon duke u bërë futbollisti më i paguar në ekip.

Odise Roshi iu bashkohet tek Boluspori  edhe dy futbollistëve të tjerë shqiptarë Gentjan Selmanit dhe Dejvi Bregut.

Në gjashtë muajt e fundit Roshi ishte i huazuar tek skuadra e Diosgiori në hungari, ekip që nuk la shenjë në karrierën e tij si pasojë e dëmtimit që e mbajti jashtë fushe fierakun për një kohë të gjatë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";