Greqia planifikon që të shtrëngojë akoma më shumë masat për qytetarët e pavaksinuar me vaksinën Covid-19.

Zv/ministrja greke e Shëndetësisë ka thënë për një radio në Athinë se mundësia për të forcuar masat është e hapur. Dhe kjo pritet të vendoset të mërkurën kur do të mbahet mbledhja e Komitetit Teknik.

Ajo tha se ekziston mundësia që të kryhen më shumë teste nga qytetarët e pavaksinuar në mënyrë që të lëvizin. Gjithashtu, mund të kërkohet që në mjetet e transportit publik të përdoret maskë e dyfishtë.

Shtrëngimi i masave pritet që të fillojë nga Selaniku dhe veriu i Greqisë ku situata me numrin e të infektuarve paraqitet më e rëndë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

E pyetur nga gazetarët, zv/ministrja greke tha gjithashtu se nuk ka asnjë tregues që vaksina ndikon në aftësinë për të pasur fëmijë.