Presidenti Bajram Begaj e konsideron si ngjarje të madhe historike mbajtjen e Samitit të Procesit të Berlinit në Tiranë. Në një reagim, Begaj i uron mirëseardhjen liderëve të lartë të BE dhe Rajonit që do të jenë prezentë në këtë samit.

 

 “Mbajtja ne Tiranë sot e Samitit të Procesit të Berlinit është një ngjarje e madhe historike për rrugëtimin evropian të Shqipërisë dhe rajonit. I uroj mirëseardhjen dhe punime të mbara delegacioneve pjesëmarrëse”, shkruan Begaj në reagimin e tij.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Procesi i Berlinit u krijua nga ish-kancelaria gjermane Angela Merkel, në vitin 2014 si një mekanizëm për të ndihmuar vendet e Ballkanit perëndimor të integrohen sa më shpejt në Bashkimin Europian e për të forcuar bashkëpunimin rajonal.  Por ky samit mbahet në sfondin e tensioneve mes Serbisë e Kosovës të cilat u ashpërsuan pas sulmit terrorist të 24 shtatorit.