Një market në Kamëz është dëmtuar gjatë natën nga një lëndë plasëse. Lënda plasëse dyshohet se është vënë qëllimisht dhe si pasojë janë dëmtuar vetrata anësore të marketit.

 

Sipas burimeve, lënda plasëse është vendosur në marketin në pronësi të familjarit të Naim Qarrit, ish president i klubit të Kamzës.

Pronarët e marketit kanë deklaruar se nuk kanë konflikte dhe nuk e dinë se kush mund të jenë autorë të ngjarjes. Autori dallohet përmes pamjeve të kamerave të sigurisë, por për shkak të errësirës nuk është i mundur identifikimi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Grupi hetimor po punon për kapjen e autorit.

 

Njoftimi i policisë:

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Kamzë/Informacion paraprak

 

Më datë 08.03.2023, rreth orës 01:55, në rrugën “Demokracia”, është dëmtuar vetrata anësore e marketit të shtetasit A. Q.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Nga veprimet e para dyshohet se është dëmtuar nga lënde plasëse.

 

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";