9 ditë pas arrestimit të ish-zyrtares së lartë shtetërore, Alda Klosit iu vunë nën sekuestro dy prona. Pasuritë e paluajtshme, një apartament dhe një garazh gjenden në rrugën “Kongresi i Lushnjës” dhe nuk janë të deklaruara zyrtarisht në institucionin përgjegjës për deklarimet dhe kontrollin pasuror.

 

 

Mësohet se ky vendim ka ardhur në zbatim të urdhrit të Prokurorisë, pas deklaratave të pastrueses Rozeta Dobi, e cila e akuzoi ish punëdhënësen e saj, se 520 mijë eurot që janë gjetur të shtëpinë e saj, i përkasin pikërisht Alda Klosit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Zyrtarja Alda Klosi, është pronare dhe bashkëpronare e 7 pasurive të paluajtshme.

 

Vizion Plus ka siguruar skedat e pronave të deklaruara në Agjencinë Kombëtare të Kadastrës. Alda Klosi rezulton se disponon dy apartamente në Shëngjin, me sipërfaqe 94 dhe 42 m2, të cilat i janë dhuruar.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

 

Po aq Klosi është bashkëpronare në Tiranë në sipërfaqe trualli prej 216 dhe 116 metër katrorë si dhe e tre apartamenteve. Hetimet për të po vijojnë duke bërë krahasimet përkatëse me deklarimet e bëra ndër vite në inspektoratin e lartë të pasurive.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Ndaj ish- shefes së kabinetit të ish-zv.kryeministrit, Arben Ahmetaj, rëndojnë tri akuza, ajo e fshehjes e mosdeklarimit së pasurisë, pastrimi i parave dhe dhënia e deklarimit të rremë përballë oficerit të policisë gjyqësore.