Zbulohen pasuritë e Alda Klosit/ Tre shtëpi dhe tokë në Tiranë. Dy apartamente në Shëngjin iu dhuruan

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Zbulohen pasuritë e Alda Klosit/ Tre shtëpi dhe tokë në Tiranë. Dy apartamente në Shëngjin iu dhuruan

Zyrtarja shtetërore Alda Klosi, së cilës iu vodhën të paktën 120 mijë euro nga pastruesja e shtëpisë së saj, Rozeta Dobi, është pronare e 7 pasurive të paluajtshme.

 

Vizion Plus ka siguruar skedat e pronave të deklaruara në Agjencinë Kombëtare të Kadastrës. Alda Klosi rezulton se disponon dy apartamente në Shëngjin, me sipërfaqe 94 dhe 42 m2, të dhuruara këto nga persona të paidentifikuar.

 

Advertisement

Po aq Klosi është bashkëpronare në Tiranë në sipërfaqe trualli prej 216 dhe 116 metër katrorë si dhe e tre apartamenteve. Hetimet për të po vijojnë duke bërë krahasimet përkatëse me deklarimet e bëra ndër vite në inspektoratin e lartë të pasurive.

 

Prokuroria ende nuk ka ngritur akuzë ndaj Alda Klosit, ndërsa po heton burimin e parave qe ajo deklaroi si të vjedhura si dhe të pasurive që disponon.

 

Advertisement

Ndërkohë në prokurori janë marrë në pyetje Leonard Çiko dhe Altin Dine si persona që mund të jenë grabitur nga pastruesja. dëshmitë e tyre e kanë dhënë edhe 4 persona të tjerë, të nxjerrë këta nga lista e kontakteve telefonike të Rozeta Dobit.

 

Për këtë të fundit hetuesit po bëjnë verifikimet përkatëse në bankat e nivelit të dytë, për të parë nëse ajo disponon shuma të tjera monetare.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy