Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka nisur sesionin e ri parlamentar me kritika ndaj mazhorancës dhe Kuvendit.

 

Ai është shprehur se kërkesa e ngritur nga deputetët e Partisë Demokratike për charter-at e kryeministrit Edi Rama u pengua nga Kuvendi me argumente turpëruese dhe të pabaza.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kuvendi është kthyer në një noter të ekzekutivit, kujtojmë se dje ishte 23-vjetori i masakrës së Reçakut dhe ne për shkakun tuaj në nuk kemi arritur akoma të miratojmë rezolutën. Pengesa e fundit nga ana juaj ishte kërkesa që ne ngritëm për udhëtimet luksoze të charter-ave të kryeministrit. Kërkesa është nga 38 deputetë dhe ju e keni bllokuar këtë të drejtë. Çfarë kishte këtu dhe argumenti juaj ishte vota e shqiptarëve, nuk është firma e Luçiano Boçit as e Sali Berishës është firma e atyre mijëra shqiptarëve. Ky kuvend ka vdekur”, është shprehur ai.