Sesioni i ri parlamentar/ Sot mblidhet Konferenca e Kryetarëve

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Sesioni i ri parlamentar/ Sot mblidhet Konferenca e Kryetarëve

Sot në orën 11:00 në Kryesinë e Kuvendit do të mblidhet Konferenca e Kryetarëve, ku pritet të përcaktohet axhenda e punimeve për sesionin e ri parlamentar.

 

Pika e parë e takimit të debateve nxehta mes mazhorancës dhe opozitës do të jenë qëndrimet për ish sigurimsat në administratë dhe dekomunsitizimin e shoqërisë.

 

Advertisement

Pas mbledhjes së konferencë së kryetarëve, gjithçka pritet të vijojë në komisionet përgjegjëse si dhe më pas në seancën plenare për t’i kaluar me votë në sesionin i ri parlamentar dhe politik. Deri në këto momente, Partia Demokratike ka dorëzuar në kuvend 3 iniciativa për të cilat zotohet se do t’i shkojë deri në fund. Ato janë: Hapja e plotë të dosjeve, ndalimi i simboleve komuniste, kujtesa kolektive për kampin e Tepelenës dhe burgun e Spacit.

 

Pak ditë më parë, kreu i grupit parlamentar i PS Taulant Balla, është shprehur se në shtator do të bëhen përpjekje për të larguar nga parlamenti Sali Berishën, pasi e cilësoi të papranueshme që një ish sekretar partie përdhos institucionin me gjuhën e tij.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy