Dy senatorë amerikanë, anëtarë të Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë në Senat, kryetari Bob Menendez dhe Marco Rubio, kanë propozuar shitjen e avionëve F-35 Greqisë.

Mediat greke e interpretojnë propozimin si pjesë të ndihmës dhe strategjisë amerikane në kuadër të përkeqësimit të marrëdhënieve mes Athinës dhe Ankarasë, ndërkohë që më herët SHBA ka anulluar shitjen e modelit në fjalë Turqisë, për shkak të tensioneve dhe vendimit të kësaj të fundit për të blerë sistemin rus të mbrojtjes, S-400.

Mediat greke theksojnë se në SHBA ka aktorë që lobojnë për bllokimin e shitjes së F-35, një avion gjuajtës i brezit të pestë, çka do të thotë se përdor teknologji të shekullit të 21-të dhe ka kapacitete operative të nivelit më të lartë.

Një ndër arsyet e kësaj shitjeje është edhe fakti se pak muaj më parë Greqi bleu 18 gjuajtës Rafale nga Franca, duke përforcuar aftësinë ajrore, por edhe duke zhbllokuar një mundësi në tregun e armatimit që është shumë dinamik.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";