Ish-kryepolici i Ulqinit, Rudolf Elezoviç rezulton i zhdukur që prej datës 27 maj, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë të tij.

Mediat vendase shkruajnë se ish-shefi i policisë ka humbur gjurmët në kufirin mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, më konkretisht në zonën mes fshatrave Pentar dhe Reç.

Ka qenë gruaja e tij, Marija Elezoviç e cila denoncoi zhdukjen, pasi nuk po arrinte të lidhej me bashkëshortin e saj.

“Telefoni i tij ishte fikur dhe gruaja e tij nuk ka komunikuar me të që nga ajo kohë (27 maji)”, ka thënë një burim nga grupi hetimor për mediat malazeze.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Humbja e tij ka ngritur në këmbë edhe policinë shqiptare ku mësohet se në bashkëpunim kanë qenë duke hetuar trafikun dhe goditjen e trafikut në dy anët e kufirit.

Elezoviç ka kapërcyer kufirin disa herë kohët e fundit dhe ka qëndruar në Shqipëri”, shkruajnë mediat përtej kufirit.