Nënkryetarja e LSI-së, Brisida Shehaj, akuzoi në “Quo Vadis” qeverinë se nuk ka marrë asnjë masë për rritjen e çmimeve, edhe pse, sipas saj, ishte në dijeni për krizën.
“Për krizën energjetike, zotëria ishte i përgatitur që në nëntor. E dinim që do të rriteshin çmimet, qeveria nuk mori asnjë masë. Janë ca gjëra që duhen thënë, por qeveria nuk po bën as minimumin e asaj që i takon. Del kryeministri dhe thotë kemi ulur TVSH-në për bukën, ça ke ulur, ti ke hequr TVSH-në për bzineset deri në 10 milionë lekë xhiro. Furrat e bukës nuk janë bizneset deri në 10 milionë lekë xhiro. Nuk ka takat Edi Rama ta ulë TVSH-në.”
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";